Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U formua Federata e Bejzbollit dhe Softbollit e Kosovës

06.06.2017 13:25:22

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sportit, sportit tonë edhe zyrtarisht i është shtuar edhe një federatë. Është Federata e Bejzbollit dhe Softbollit e Kosovës (FBSK), e cila të hënën zgjodhi organet drejtuese të saj, në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të mbajtur në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.Fillimisht u miratua statuti, i cili siç u tha është bërë në bazë të statuteve të Federatave tjera ndërkombëtare. Më pas me shumicë votash, një abstenim dhe asnjë kundër, Taulant Devolli i klubit Mustangët e Pejës, u zgjodh kryetar i ri. Për sekretar, kuvendarët zgjodhën Pal Balën, me një abstenim dhe asnjë votë kundër. Pas disa propozimesh, u vendos që Bordi të formohet në përbërje prej shtatë anëtarësh.Të pranishëm në Kuvend ishin edhe presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, dhe z.Fatlum Grajçevsi nga DS i MKRS-së. Z.Hasani uroi kuvendarët për formimin e federatës, derisa i ndihmoi dhe këshilloi për mbarëvajtjen e Kuvendit, me ç'rast drejtuesit i FBSK-së u shprehën mirënjohës. Bejzbolli dhe softbolli është sport olimpik, derisa në fillim synimet e federatës janë anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Bejzbollit dhe Softbollit, ndërtimi i fushave për zhvillimin e aktiviteteve, formimi i Përfaqësueses etj. Momentalisht në Kosovë operojnë pesë klube të bejzbollit, derisa një tjetër është në formim, kurse FBSK synon që brenda dy vitesh këtë numër ta ngrit në 12 sosh. Formimin dhe zhvilimin e bejzbollit dhe softbollit në Kosovë, po e ndihmon edhe ish-bejzbollisti amerikan, Michael Johnson, i cili para Kuvendit zhvilloi një takim me kreun e KOK-ut, z.Besim Hasani.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0