Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fëmijët të ngazëllyer me organizimin e aktiviteteve për Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit

06.06.2017 15:57:59

Rreth 160 fëmijë të Shkollave Fillore: “Gjergj Fishta”, “Naim Frashëri”, “Iliria” dhe “British School of Kosova”, mbetën të ngazëllyer me aktivitetet e organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për nder të 5 qershorit, Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit.Loja që zgjoi më së shumti kurreshtjen e tyre ishte karlingu dhe gjuajtjet me pistoletë laserike.“Karlingun e kam parë në televizor, kurse sot ishte hera e parë që e pash ‘live’. Nuk i dija rregullat, por kam dëshirë të luajë edhe kur të rritem”, tha 9-vjeçari Albion Islami për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.“Mua më ka pëlqyer edhe karlingu, edhe ajo me litar”, ndërhyn shoku i tij, Rron Bajraktari.Tuan Jusufin e ka kënaqur më së shumti loja me pistoletë. “Jam kënaqur, me pistoletë kam luajtur më së shumti”. Njësoj u shpreh edhe 8-vjeçarja, Jerina Cakolli.Pistoleta ishte e veçantë edhe për Tuan Jusufin. “Jam kënaqur dhe e kam qëlluar në shenjë”, tregon me krenari ai.Pati edhe nga ta që krahas aktiviteve sportive, më së shumti i ka pëlqyer pastrimi, e ku fëmijët bashkë me drejtuesit e KOK-ut, ‘pushtuan’ sheshin. “Mu duk shumë mirë kur e pastruam ambientin”, tha Vesa Halimi nga “Gjergj Fishta”.Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit shënohet çdo vit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0