Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Bëhen të ditur emrat e 14 sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”

07.06.2017 10:57:07

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kompletuar emrat e 14 sportistëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik për të rinj “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari, prej 23-29 korrik 2017. Me më shumë garues do të përfaqësohen: atletika, noti dhe xhudo, me nga katër sosh, kurse tenisi me dy. Federata e Atletikës e Kosovës ka përzgjedhur: Gentiana Peci (disiplina: 3000 metra), Valentina Kelmendi (800m), Alaudin Suma (hedhje e diskut) dhe Arian Smajli (3000 metra), të cilët u shquan me suksese në Kampionatin Kombëtar të të rinjëve të mbajtur në Elbasan vitin e kaluar dhe në Mitingun e hapur të mbajtur këtë vit në Mitrovicë dhe Shkup. Nga noti janë: Ardit Hysejni (50m shpinë), Dion Kadriu (100m krol), Dren Ukimeraj (50m krol) dhe Muhamed Rushiti (50m delfin), të cilët kanë treguar suksese në disiplinat: 50 metra shpinë, 100 metra krol, dhe 50 metra delfin. Rrugën e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora e Akil Gjakovës, synojnë ta ndjekin edhe xhudistët e rinj, Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha e Shpati Zekaj, të cilët dallohen për rezultate të mira në Kupën Evropiane për kadetë në Kroaci dhe Kampionatin e Kosovës 2016 për kadetë. Tenisi përfaqësohet me garuesit: Blearta Ukëhaxhaj, tenistja e vitit 2015 dhe 2016 dhe Diell Mehmedi, i cili për dy vite radhazi zuri vendin e parë në Kosovë. Me të gjithë sportistët për në Gyor do të udhëtojnë edhe trajnerët e tyre: Xhavit Tahiri (atletikë), Ardian Hamiti (not), Argjend Lecaj (tenis) dhe Fatos Tabaku e Korab Morina (xhudo). Paraprakisht, Komiteti Olimpik i Kosovës do t’i dërgojë sportistët në kampe stërvitore, me qëllim të përgatitjes dhe prezantimit sa më të mirë të këtyre sportistëve. Të gjithë emrat e lartpërmendur të sportistëve, janë propozuar nga Federatat përkatëse.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0