Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Karatesë, shkruan për takimin, Hasani – Espinos

10.06.2017 21:55:11

Presidenti i Federatës Botërore të Karatesë, z.Antonio Espinos, vizitoi të premten (2 qershor) zyret e Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe u takua me presidentin e saj, z.Besim Hasani, shkruan “wkf.net”. Në vizitën e tij të parë në Kosovë, z.Espinos bashkë me z.Hasani ndoqën Kampionatin e 15-të Evropian për Regjione të mbajtur në Prishtinë. Të dy liderët vlerësuan gjendjen e sportit në vend dhe analizuan rritjen e jashtëzakonshme të karatesë në rajon. Kreu i karatesë botërore shfrytëzoi rastin për të falënderuar z.Hasanin për përkrahen që po i jep sportit dhe Federatës Botërore të Karatesë.“ Ne jemi të nderuar që kemi një aleat dhe një mik si z.Hasani. Ndihma e tij ka qenë thelbësore në zhvillimin e karatesë në rajon, dhe për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, tha z.Espinos, i cili gjithashtu vlerësoi arritjet e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), shkruan më tej sajti në fjalë.“ Një falënderim i madh shkon edhe për presidentin e Federatës së Karatesë së Kosovës, z.Ismet Krasniqi, për punën e tij dhe lidershipin në organizimin e një ngjarje kontinentale, siç ishte Kampionati Evropian EKF për Regjione. Dua të theksoj gjithashtu se, Kosova do të jetë organizatore edhe e Kampionatit Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21 në vitin 2022, e cila është ngjarja më e madhe për Federatën Evropiane të Karatesë. Jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës për këtë, pasi i di përpjekjet e jashtëzakonshme që ka federata (FKK) për të organizuar këto ngjarje”, shtoi Presidenti i Federatës Botërore dhe Evropiane të Karatesë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0