Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mediat e huaja raportojnë për Ditën Olimpike të shënuar në Kosovë (FOTO)

12.06.2017 13:18:05

Dita Olimpike e shënuar në Kosovë më 25 maj ka zënë vend edhe në mediat e huaja. Ueb-faqja e njohur ndërkombëtare, “insidethegames.biz”, i ka kushtuar rëndësi të veçantë, duke u fokusuar kryesisht në pjesëmarrjen masive të fëmijëve. “Mijëra fëmijë morën pjesë në shënimin e Ditës Olimpike në Kosovë”, është titulli i sajtit në fjalë. “Ngjarja e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, mblodhi meshkujt dhe femrat, të cilët u bashkuan në gara dhe argëtime të ndryshme. Ngjarja u transmetua drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës”, raporton më tej “Insidethegame.biz”. “Çdo pjesëmarrës mori medalje të veçantë, shumë prej të cilave u shpërndanë personalisht nga kryetari i KOK-ut, z.Besim Hasani”. Më tej jepen arsyet përse Dita Olimpike në Kosovë u kremtua më 25 maj, ku zakonisht festohet më 23 qershor. “Kjo ditë përkonte me vendimin e ringjalljes së Lojërave Olimpike Moderne në vitin 1983 në Sorbonne të Parisit. Ngjarja (Dita Olimpike) u organizua dy vjet e gjysmë pasi Republika e Ballkanit edhe zyrtarisht u njoh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Sesionin e Jashtëzakonshëm të mbajtur në Monako në dhjetor 2014. Kosova priti gjatë për të marrë pjesë në LO “RIO 2016”, ku xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram”, shkroi ndër të tjera, “insidethegame.biz”.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0