Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

BE i KOK-ut përzgjodhi 19 sportistë që do të përfitojnë bursa nga SO i KON-it për LO “TOKYO 2020”

13.06.2017 11:40:32

Në mbledhjen e mbajtur të hënën nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës janë përzgjedhur 19 sportistë që do të përfitojnë bursa nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Lojërat Olimpike “TOKYO 2020”.

Bazuar në kriteret e përcaktuara, pjesëmarrjes dhe të arriturave të garuesve në Lojëra Olimpike, Kampionate Botërore, Evropiane, Ballkanike dhe ato të Kosovës, si dhe pas shumë diskutimesh, Bordi unanimisht miratoi listën prej 19 sportistëve, prej 32 sa ishin propozuar nga federatat.
Sportistët e përzgjedhur vijnë nga tetë sporte të ndryshme, dhe shtatë komuna.
Solidariteti Olimpik jep bursa në vlerë 6 mijë dollarë për çdo  muaj, të cilat do të ndahen nga sportistët në bazë të rezultateve, kurse Komiteti Olimpik i Kosovës do të kontribuojë me 1100 dollarë.
Listës së përfituesve i prin heroina jonë, medalja e artë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Majlinda Kelmendi, e cila do të përfitojë nga 1 mijë dollarë për 36 muajt e ardhshëm.
Fituesja e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane, “Baku 2015” dhe pjesëmarrësja me normë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Nora Gjakova, do të përfitojë nga 700 dollarë.
I treti në listë është karateisti, Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror për senior, të cilit do t’i takojnë 600 dollarë.
Kujtojmë që, Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci, në shkurt të këtij viti, u shpallën laureatët e vitit 2016 nga KOK-u.
Xhudistja Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku, do të përfitojnë nga 500 dollarë, për sukseset e tyre në Kampionate Botërore për junior.
Me shumën nga 350 dollarë u përzgjodhën karateistët, Orges Arifi e Alvin Karaqi, dhe xhudisti Akil Gjakova, për të arriturat e tyre në Kampionate Evropiane.
Bordi përzgjodhi edhe 11 sportistë të tjerë që kanë shënuar rezultate në Kampionate Ballkanike dhe të Kosovës, por të cilët japin shpresa të mira për të fituar normën olimpike.
Loriana Kuka (xhudo), Musa Hajdari, Astrit Kryeziu e Vijona Kryeziu (atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhanbazi e Flaka Pruthi (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Fortesa Orana (karate) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari, do të përfitojnë nga 250 dollarë.
Afati për aplikim i KOK-ut është më 15 qershor 2017, ku më pas SO i KON-it pritet ta miratojë listën komplete.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0