Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës pranohet në ENGSO

13.06.2017 15:55:45

Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i plotë i Organizatës Sportive Jo-Qeveritare të Evropës (ENGSO). Vendimi është marrë në Asamblenë e 25-të Gjenerale, të mbajtur në Paris të Francës.

KOK-u bashkë me Komitetin Olimpik të Finlandës dhe të Hungarisë, u bënë anëtarë të plotë të ENGSO-s, njofton faqja zyrtare e kësaj organizate, www.engso.com.

Në Asamblenë e ENGSO-s, u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese. Misioni i kësaj organizate është për të promovuar sportin në Evropë.

Krahas ENGSO-s, Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar më parë edhe në KON (IOC), KOE (ENOC), ANOC, TAFISA, SIGA dhe Lojërat Mediterane (ICMG).

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0