Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Renditja e IJF-s: Majlinda Kelmendi mbetet e para në botë

15.06.2017 15:00:14

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen e re të xhudistëve, ku heroina jonë, Majlinda Kelmendi, vazhdon të mbetet e para në botë në kategorinë deri në 52 kg.Kelmendi ka tubuar 3850 pikë, aq sa kishte edhe muajin e kaluar. Distria Krasniqi, që muajin e kaluar ishte e treta, këtë herë ka rënë për dy pozita. Ajo tani ka 2017 pikë, 100 më pak se sa që kishte muajin e kaluar. Në kategorinë deri 57 kilogram për femra, Nora Gjakova ka rënë për një pozitë, edhe pse ka mbetur në kuotën e 1964 pikëve. Në konkurrencën e meshkujve, Akil Gjakova në kategorinë deri 66 kg, ndodhet në vendin 163 me 57 pikë të tubuara. Kujtojmë që garuesit tanë në muajin e fundit nuk kanë marrë pjesë në ndonjë garë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0