Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Eksperti Damjan Pintar, po ligjëron në Kursin Bazik për administratorë të sportit për Federatën e Volejbollit e Kosovës

17.06.2017 17:36:28

Eksperti i jashtëm slloven i marketingut, z.Damjan Pintar, po ligjëron në Kursin e shtatë Bazik për administratorë të sportit për Federatën e Volejbollit e Kosovës. Pintar është njëri nga ligjëruesit e jashtëm, të dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët njëherit janë edhe përkrahës të kurseve të tilla. Më herët, në kurse të federatave tjera, ka pasur edhe ekspert të tjerë.Kursi ka filluar të premten (16 qershor) dhe do të zgjatë deri të dielën (18 qershor), kurse po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, që njëherit është sponsor i Komitetit Olimpik të Kosovës. z.Pintar për herë të dytë vjen në Kosovë për të ligjëruar para administratorëve të sportit. Herën e parë ishte në kursin e organizuar për Federatën e Skitarisë së Kosovës. Pintar do të qëndrojë në Kosovë deri më 24 qershor, ku do të ndihmojë në hartimin e planit të marketingut të KOK-ut dhe kontaktet me sponzorët potencial të KOK-ut.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0