Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Thomas Bach premtoi ndihmë për zgjidhjen e problemit të mospajisjes me viza të sportistëve tanë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

20.06.2017 15:04:37

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, ka zhvilluar takime të shumta në Bruksel të Belgjikës, ku ishte i pranishëm në Mbrëmjen e pestë Evropiane të Sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian dhe zyra e Bashkimit Evropian.Të pranishëm ishin personalitetet më të larta të Komitetit Olimpik Evropian (KOE), kurse mysafir nderi ishte presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z.Thomas Bach.
Hasani shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takim me të parin e KON-it.
“Gjatë takimit, përveç temave të ndryshme, theksova shqetësimin e Federatave Sportive të Kosovës dhe sfidat me të cilat po ballafoqohen sportistët, klubet dhe Federatat e Kosovës, lidhur me ngjarjet e ndryshme sportive të cilat mbahen në shtetet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke marrur shkas nga Federata e Tenisit dhe Federata e Boksit e Kosovës. Sportistët e këtyre dy federatave nuk u lejuan të udhëtojnë në Moldavi e Ukrainë, me arsyetimin se Ministritë e tyre të Punëve të Jashme kanë penguar dhënien e vizave për shtetasit e Kosovës!”, deklaroi z.Hasani.
Sipas të parit të KOK-ut, Z. Bach e mori me shqetësim informatën dhe premtoi angazhimin e shërbimeve përkatëse të KON-it, por edhe personalisht do të angazhohet që sportistët e Kosovës mos të pengohen nga pjesëmarrja në Kampionatet Evropiane e Botërore, e sidomos kur këto gara janë kuaifikuese për LO. Dr. Bach kërkoi që nga Kosova të vijnë informatat me kohë, kur garat e tilla mbahen në shtetet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.
Z.Hasani më pas u takua edhe me z.Janez Kocijançiç, president në detyrë i KOE, me të cilin biseduan për përfshirjen e Kosovës dhe shteteve jo anëtare të Bashkimit Evropian në ndihma për sportin. Madje, z.Kocijançiç, këtë e tha edhe publikisht para rreth 250 përfaqësuesve të Evropës dhe z.Thomas Bach.
Krahas tyre, kreu i KOK-ut zhvilloi takime edhe me personalitete tjera me ndikim si: Z.  Andrzej Krasnichki, president i KO të Polonisë, Z. Ryszard Czarnecki, nën-president i Parlamentit Evropian, Z Valentin Capelli, zyrtar për politika në zyrën e BE të KOE, Z. Argus Kiklend, Drejtor i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Hokejit, znj. Iëona Lotysz, drejtore për Projekte Zhvillimore në KO të Polonisë, z.Carlos Cardoso, President i ENGSO, znj.Marina Baramia, shefe e protokollit në KON, z,Patrick Bouman, z.Sergey Bubka, profesor Tierry Zintz etj. z.Zintz do të vizitojë Kosovën në muajin tetor.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0