Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të premten fillon kursi bazik për administratorë të sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës

21.06.2017 16:50:42

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojnë kursin e tetë bazik për administratorët e sportit.

Këtë herë, kursi do të mbahet për Federatën e Karatesë e Kosovës, derisa pritet të marrin pjesë zyrtarë të federatës, gjyqtarë, zyrtarë klubesh, trajnerë, karateistë dhe karateiste.

Kursi mbahet për dy ditë në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët janë sponsor të Komitetit Olimpik të Kosovës, kurse fillon të premten nga ora 9:00.

Ligjërues të përhershëm janë: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Iber Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it.

Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili po qëndron në Kosovë, në hartimin e planit të marketingut të KOK-ut.

Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe gjashtë kurse tjera me federate të ndryshme.



Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0