Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Fillon kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës

23.06.2017 09:26:16

Ka filluar kursi bazik për administratorët e sportit për Federatën e Karatesë e Kosovës, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra zyrtarë të federatës, administratorë, gjyqtarë, trajnerë dhe karateistë e karateiste.
Ky është kursi i tetë, i cili organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ligjërues të përhershëm janë: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it, derisa i pranishëm është edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj.
Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili po kujdeset për zbatimin e strategjisë së planit të marketingut të KOK-ut.
Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe gjashtë kurse tjera me federate të ndryshme.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0