Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Elda Gjoka, ekspertja nga Shqipëria, po vijon konsulencën për KOK dhe Federatat Sportive të Kosovës në kurset bazike

24.06.2017 18:07:56

Znj. Elda Gjoka është njëra nga katër ligjëruesit e kurseve bazike të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, plani strategjik 2017 – 2020. Ajo është nga Shqipëria, derisa për disa vite ka punuar në Komitetin Olimpik Shqiptar, në marrëdhënie me publikun.
Prej vitesh është është drejtoreshë e kursit kombëtar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar MEMOMS 9 (Masteri Ekzekutiv për Manaxhimin e Organizatave Sportive).
Falë përvojës së saj, Elda Gjoka, përzgjedhur nga Presidenti i KOK, z.Besim Hasani dhe miratuar nga Bordi Ekzekutiv dhe Asambleja e KOK-u, është dëshmuar dhe po jep kontribut në çdo kurs të organizuar për federatat e ndryshme sportive, në përgatitjen e planit strategjik të federatave sportive të Kosoves. Ajo është konsulentja e jashtme që ka asistuar Strategjinë e KOK 2015-2020, dhe tashmë edhe dokumentin strategjik të Qeverisë së Kosovës për sportin me anë të MKRS 2017-2020.
“Të mund të kontaktosh drejtpërsëdrejti me të gjitha nivelet e anëtarëve të komunitetit të një federate, të cilat deri tani janë bërë tetë, është një mundësi e shkëlqyer që të komunikohet efektivisht në terma të strategjisë të konceptit strategjik, të ndërgjegjësimit të të gjithë anëtarëve për rëndësinë e tyre në federatë, dhe rëndësinë e kontributit të gjithësecilit për arritjen e vizionit të përbashkët”, thotë ajo për ueb-faqen e KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Znj.Gjoka në këtë rast përmend edhe medaljen e parë të artë të fituar nga Kosovë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, ku heroina jonë, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në xhudo.
“Medalja olimpike, dhe ekselenca janë dy motive të larta që udhëheqinë mendësinë bashkëkohore të sportit në Kosovë dhe me mundësimin e Solidaritetit Olimpik, KOK-u dhe partnerët me ekspertët që ka angazhuar, po shënojnë një hap historik, që do të jetë edhe themeli i grataçelave të suksesit të sportit të Kosovës. Për mua është nder që në këtë periudhë të mund të kontribuoj profesionalisht në këto themele që po instalon Lëvizja Olimpike e Kosovës dhe strategjia për sportin”, shtoi znj.Gjoka.
Vitin e kaluar si eksperte në Marketing ka ndërtuar së bashku me ekspertin e SO, Damjan Pintar, Strategjinë për Marketing 2016-2020 të KOK.
Krahas saj, ligjërues të përhershëm në kurse janë edhe: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse dhe MEMOS 18 SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0