Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U çertifikuan dhjetëra zyrtarë, trajnerë, gjyqtarë e garues nga Federata e Karatesë e Kosovës

24.06.2017 18:33:07

Dhjetëra zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës, gjyqtarë, trajnerë, garues dhe prind, janë çertifikuar në kursin bazik për administratorë të sportit, të mbajtur për këtë federatë për dy ditë radhazi, në kuadër të planit strategjik 2017-2020.

Pjesëmarrësit ishin tejet aktiv, duke debatuar sidomos me drejtuesit e federatës për paknaqësi të ndryshme. Në fund të kursit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me çertifikata.
Ligjërues të përhershëm ishin: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it, derisa i pranishëm qe edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj.
Krahas tyre, ligjëroi edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut, i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili për disa ditë u përkujdes për zbatimin e strategjisë së planit të marketingut të KOK-ut.
Kursi u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë edhe sponsor të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky ishte kursi i tetë i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
 Deri në fund të vitit do të organizohen gjithësej 14 kurse, me federata të ndryshme.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0