Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mediat e huaja: Sporti kosovar në pranim të plotë ndërkombëtar

26.06.2017 16:50:19

Kjo është njëra nga qëllimet kryesore të Kosovës, të njoh veten ndërkombëtarisht përmes sportit. Më shumë se sa në futboll, të cilët u njohën ndërkombëtarisht më vonë, është hyjnesha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe basketbolli, ku kosovarët shndritin më shumë në arenën ndërkombëtare. Momenti më i madh në historinë e sportit të Kosovës është kur Majlinda Kelmendi bëhet me lot, në veshjet e saj valon flamuri i Kosovës, kurse medalja e artë olimpike qëndron e varur në qafë. E para dhe e vetmja kampione olimpike nga vendi i saj në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Kosova u prezantua për herë të parë në një garë të tillë, shkruan të dielën ueb-faqja, “kosovox.com” me autor Marc Vantorhoudt.Nuk ishte rastësi që shteti më i ri fitoi medaljen e parë olimpike përmes xhudos. Kosova ka një traditë të gjatë në nivele të larta të xhudos, duke u prezantuar me sportistë nga trojet e Kosovës. Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, fitoi medaljen e bronztë në vitet 1990 dhe 1991 në Kampionatin Botëror, nën flamurin e Jugosllavisë së atëhershme, raporton sajti në fjalë. Basketbolli, pasioni tjetër kolektiv i kosovarëve
Basketbolli është sporti tjetër kolektiv (ekipor) i popullarizuar në Kosovë. Kampionati kombëtar ka tetë skuadra, kurse dy prej tyre luajnë në kampionatin prestigjioz ballkanik, “Liga Ballkanike e Basketbollit”. Sigal Prishtina e ka fituar dy herë titullin.
Federata e Basketbollit e Kosovës gjithashtu ishte dashur të pres për t’u njohur nga organizatat ndërkombëtare, por më pak se sa futbolli. Që nga viti 2015, skuadrat e basketbollit në Kosovë mund të garojnë në garat e FIBA-s. Por, tani për tani, asnjë skuadër e meshkujve ose femrave nuk ka arritur të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ose Evropian.

Rëndësia e sporteve tradicionale
Janë rreth 20 sporte tradicionale në Kosovë. Shumica prej tyre janë pjesë e kulturës shqiptare, si “rrëzimi i duarëve”, pothuajse e njëjta vetëm me këmbë, “rrëzimi i këmbëve”, “gurapesh”, “shpatash” etj. Lojërat praktikohen sidomos gjatë Albaniadës, pjesë e sporteve tradicionale të dala nga “Olimpiada”, në të cilat marrin pjesë edhe valltarë dhe muzikantë.
 
Sportet tjera
Kosovarët praktikojnë edhe sportet tjera si hendbolli, volejbolli, tenisi dhe atletika. Për të gjitha këto disiplina, ka kampionate të meshkujve, femrave dhe kampionate të të rinjëve. Vendi është njohur nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar të këtyre sporteve. Nëse ekipet seniore po përpiqen të ekzistojnë në skenën ndërkombëtare (pa pjesëmarrje në ngjarje të mëdha si Kampionati Botëror ose Kampionati Evropian), skuadrat ose sportistët e rinj kanë disa arritje, siç janë garat sekondare evropiane në vitin 2013, deri në moshën 18-vjeçare, përfundon shkrimi i “kosovox.com”.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0