Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi për familjen e z.Agim Maloku

27.06.2017 12:08:17

 

E nderuara familje e z.Agim Maloku

 

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z.Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit, kryetar i Lidhjes Rajonale të Prizrenit dhe aktivist i madh i futbollit.

Z.Maloku, falë punës, angazhimit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, dhe duke e njohur personalisht, përfitoi zemrat e kolegëve, miqëve dhe dashamirëve të shumtë të cilët rëndë e përjetuan humbjen e tij dhe do ta përjetojnë përgjithmonë.
Z.Maloku ishte shtyllë e fortë e pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe nuk u ndalë kurrë deri në frymën e tij të fundit, ku sëmundja e rëndë e ndau nga ne.
Ndaj, më lejoni që në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës, qytetit të Prizrenit, prej nga vinte, dhe gjithë sportdashësve.

Me respekt
z.Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0