Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Elona Kolgeci, sportistja e vetme në Prizren e sporteve luftarake

27.06.2017 15:46:19

Nuk i dëgjoi këshillat e të afërmëve, kur vendosi të merret me karate. Sot, pas 10 vitesh, ajo është kampione e Kosovës, dhe kampione e Evropës në WSKU në vitin 2013.

Elona Kolgeci, karateistja e klubit Drini theu traditën jo të mirë të qytetit të Prizrenit, pasi është e vetmja femër e sporteve luftarake në qytetin e saj.“Në fillim të gjithë më kanë thënë se femrat nuk duhet të merren me sportet luftarake”, rrëfen ajo për vështirësitë e para, në intervistën për uebfaqen e Komitetit Olimpik të Kosovës, “noc-kosovo.org”.

Elona ishte njëra nga pjesëmarrëset e shumta në kursin bazik për administratorë të sportit, që u mbajt për Federatën e Karatesë e Kosovës, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

19-vjeçarja e paraqiti këtë si shqetësim në Prizren, për çka presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani (ligjërues), bashkë me ligjëruesit tjerë, shtjelluan këtë problem me pjesëmarrësit tjerë nga Federata e Karatesë. “Unë jam edhe trajnere dhe do të mundohem të afrojë sa më shumë femra. Në klubin tim kanë ardhur tani disa vajza të vogla, por jo adekuate për të stërvitur unë me to. Prandaj, të gjitha stërvitjet dhe luftërat në përgatitje i bëjë me djem. Ndoshta kjo më ka ndihmuar, pasi në stërvitje kam kundërshtar të fortë fizikisht siç janë meshkujt, dhe më pas në gara e kam më lehtë t’i mposhti femrat”, shpjegon Kolgeci.

Pavarësisht vështirësive ajo thekson se edhe pas 10 vitesh me karate nuk është pishman që merret me këtë sport. “Sukseset më kanë bërë të mos jem kurrë pishman. Jam kampione e Kosovës, kurse tani jam kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet në tetor. Kam përkrahjen e familjes, sidomos babait që është trajner”. Prizreni ka dy klube të karatesë, të boksit, një të taekwondos dhe një të xhudos, por që nuk është aktiv.

KOK mëson se së fundi një vajzë është afruar edhe në boks, por që ende nuk ka nisur garat zyrtarisht.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0