Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sporti i Kosovës humb kampionin e kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, Sali Riza Gërqina

28.06.2017 10:11:21

Kampioni i shumëfishtë  i kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, Sali Riza Gërqina, ka humbur jetën tragjikisht të martën pasdite.

50-vjeçari, pas kërcimit të djeshëm pikërisht nga “Ura e Fshenjtë”, është zhdukur në ujë, kurse ekipet e shpëtimit prej dy ditësh po e kërkojnë trupin e tij. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila.

Sali Riza Gërqina njihej për kërcimin e tij në stilin dallëndyshe, duke tërhequr vëmendjen e madhe edhe të mediave të njohura botërore.

Ai me kërcimet e tij promovoi jo vetëm lojërat tradicionale të kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, por edhe gjithë Kosovën.

Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, në emër të tij dhe gjithë Komitetit Olimpik të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqëve, dhe gjithë sportdashësve për humbjen e kampionit.



 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0