Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u dërgon në kamp përgatitor sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Gyor 2017”

28.06.2017 17:16:46

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar do të dërgojnë në kamp përgatitor sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik.

Qëllimi i dërgimit të tyre në këtë kamp është përgatitja sa më e mirë për përfaqësim dinjitoz në “Gyor 2017”.
Sportistët bashkë me trajnerët e tyre do të udhëtojnë më 13 korrik drejt Belekut të Turqisë, ku do të kryejnë përgatitjet e fundit në qendrën stërvitore, “Gloria Sport Center”.
KOK-u, muaj më parë ka përzgjedhur 14 sportistët që do të marrin pjesë në EYOF, kurse për në Belek do të udhëtojnë 10 prej tyre, bashkë me trajnerët, pasi xhudistët kanë qenë më parë në kamp përgatitor në Poreq të Kroacisë.
Të përzgjedhurit për Festivalin Olimpik Evropian janë: Gentiana Peci, Valentina Kelmendi, Alaudin Suma, dhe Arian Smajli (atletikë), Ardit Hysejni, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj dhe Muhamed Rushiti (not), Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha dhe Shpati Zekaj (xhudo), Blearta Ukëhaxhaj dhe Diell Mehmedi (tenis).
Me 10 sportistët tjerë, do të udhëtojnë edhe trajnerët e tyre: Xhavit Tahiri (atletikë), Ardian Hamiti (not) dhe Argjend Lecaj (tenis).
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0