Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, priti kryetaren e Unionit të Sportistëve Amatorë të Iowas, Teresa Parmenter

29.06.2017 10:57:38

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z.Besim Hasani, pa pritur në takim kryetaren e Unionit të Sportistëve Amatorë të shtetit të Iowas (SHBA), z.Teresa Parmenter.Ajo shoqërohej nga Elizabeth Orr, praktikante dhe Adnan Ahmeti, drejtor i Insitutit të Kosovës për Sport.
Z.Hasani falënderoi dhe shprehu kënaqësinë për vizitën që po i bënë ky delegacion Kosovës.
Ai e informoi kryetaren Parmenter për sfidat gjatë pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, të drejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike dhe të arriturat e Kosovës, siç është medalja e artë e fituar në debutimin e Kosovës në LO “RIO 2016”, ku vendi ynë hyri në mesin e 102 shteteve që kanë medalje të artë.
Të dy palët shkëmbyen idetë për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, ku u dakorduan të sjellin ekspertë të fushës së sportit dhe edukimit nga Iowa për të mbajtur seminare në fushën e sportit dhe edukimit.
Znj.Parmenter u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar në të ardhmen, dhe njëkohësisht për të sjellë ekspertë të tillë në Kosovë.
Roli i vullnetarëve në organizimin e ngjarjeve të ndryshme, ishte njëra nga temat e diskutuara, ku u tha se ata luajnë rol të rëndësishëm, derisa znj.Parmenter tregoi për privilegjet që mund të kenë ata në të ardhmen, në shtetin e saj.
Ajo u ngazëllye me idenë e organizimit të Ditës Olimpike, ku pjesëmarrës të përhershëm janë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), dhe që synimi i KOK-ut është që ata të vrapojnë tërë jetën për nderë të kësaj dite.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0