Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova fiton dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë

03.07.2017 11:21:53

Kosova ka fituar dy medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë, të mbajtur në Kaunas të Lituanisë.

Laura Fazliu dhe Shpat Zeka fituan medalje, në kategoritë deri në 63 kilogram, përkatësisht deri në 90 kilogram. Të dy fituan medaljet duke arritur tek vendi i tretë përmes repesazhit.
Deri tek ky sukses, garuesit tanë mposhtën nga pesë kundërshtarë.
Zeka në duelin për vendin e tretë triumfoi ndaj estonezit, Simon Sulla, ndërsa, Fazliu mundi Aneta Mosr të Luksemburgut
Pjesëmarrëse në Evropian ishte edhe Erza Muminoviq, e cila u eliminua të premten.
Pas suksesit të radhës të xhudistëve tanë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar garuesit, me shpresën se ata do të vazhdojnë me suksese edhe në Kampionatin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-30 korrik 2017.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0