Fillon Kampionati Evropian i boksit për të reja dhe juniore, Donjeta Sadiku, synon mbrojtjen e titullit
03.07.2017 14:23:18
Ka filluar Kampionati Evropian i boksit për të reja dhe juniore, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.Kosova po përfaqësohet me dy boksiere, kampionen evropiane, Donjeta Sadiku, në kategorinë deri 57 kilogram dhe Fjolla Qunaj, në kategorinë deri 52 kilogram.
Të hënën është hedhur edhe shorti, që për garueset tona është mjaftë i vështirë. Donjeta Sadiku do të përballet me kundërshtaren më të mirë të grupit, anglezen, Sian O’toole, kurse Qunaj do të boksojë me Anabelle Bruun të Norvegjisë.
Sadiku duelin e parë do ta ketë nesër (4 korrik), kurse Qunaj një ditë më pas.
Donjeta do të synojë të mbrojë titullin e kampiones, të fituar në Evropianin e vitit të kaluar, të mbajtur në Ordu të Turqisë.
Me garueset tona janë edhe trajneri, Besim Brahimi, dhe gjyqtari, Latif Demolli.