Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani uron presidentin e KOKSH-it, Viron Bezhani

03.07.2017 15:32:50

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), z.Besim Hasani, i ka dërguar telegram urimi, presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), z.Viron Bezhani.

Z.Bezhani fitoi edhe një cikël olimpik si president i KOKSH-it, në Asamblenë e 20-të të Përgjithshme Zgjedhore.
“Ndjej kënaqësinë që në emrin tim dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës, t’ju shpreh urimet më të përzemërta në rizgjedhjen tuaj si president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me këtë rast, ju uroj çdo sukses në aktivitetet dhe promovimin e Komitetit Olimpik Shqiptar për ciklin olimpik të ardhshëm”, thuhet në telegram urimin e dërguar nga z.Hasani.
Bashkëpunimi mes dy komiteteve nuk ka munguar deri më tani.
“Komiteti Olimpik i Kosovës ju falënderon për bashkëpunimin e frytshëm, me shpresën se ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më shumë në vitet e ardhshme”, shkruan më tej, z.Hasani.
Të dy presidentët prej vitesh kanë bashkëpunim të shëndoshë.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0