Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Majlinda Kelmendi dhe KOK-u zënë vend të veçantë në raportin vjetor të Solidaritetit Olimpik të KON-it

03.07.2017 17:13:23

Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar raportin e tij vjetor, në të cilin i ka kushtuar rëndësi të madhe, Majlinda Kelmendit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Madje, fotografinë e heroinës tonë nga Lojërat Olimpike “RIO 2016”, Majlinda Kelmendi, e kanë vënë në faqen 3 të raportit.
Arsyeja e kësaj fotoje është se si bursistja olimpike ka fituar medaljen e artë olimpike për Kosovën.
Një foto e Komitetit Olimpik të Kosovës zë vend në faqen 29, ku shihet eksperti i jashtëm i marketingut, z.Damjan Pintar, gjatë vizitës së tij bërë KOK-ut. Në foto janë edhe presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, dhe znj.Elda Gjoka nga SO i KON-it.
Qëllimi i SO të KON-it është të ndihmojë të gjitha Komitetet Olimpike Kombëtare, veçanërisht ato me nevoja më të mëdha, përmes programeve të zhvillimit, trajnimeve për trajnerë, kurseve bazike për administratorë të sportit dhe promovimit të idealeve olimpike.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës, është njëri prej përfituesve të Solidaritetit Olimpik.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0