Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të premten fillon kursi bazik për administratorë të sportit për Federatën e Shenjëtarisë e Kosovës

05.07.2017 18:13:03

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojë kursin e nëntë bazik për administratorë të sportit.
Këtë herë, kursi mbahet për Federatën e Shenjëtarisë e Kosovës, ku krahas administratorëve të federatës, pritet të marrin pjesë edhe trajnerë, gjyqtarë e shenjëtarë.
Kursi fillon të premten (07.07.2017) dhe mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët janë sponsor të KOK-ut.
Ligjërues të përhershëm janë: z.Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, z.Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/Drejtor Programi, znj.Elda Gjoka, Drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS.
Këtë herë, ligjërues do të jenë edhe znj.Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik të KON-it, të cilët njëherit janë edhe mbështetësit kryesor të kurseve, si dhe z.Gianluca De Angelis, menaxher administrativ i Komitetit Olimpik Evropian.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0