Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 12:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK inkurajon artistët nga Kosova të aplikojnë në dizajnimin e posterëve të LOD “PyeongChang 2018”

06.07.2017 08:39:30

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me Republikën e Koresë, konkretisht Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe me Komitetin e Organizimit të “PyeongChang 2018”, për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore (POCOG), ka publikuar konkursin për dizajnimin e posterëve të të dyja ngjarjeve.
Konkursi është hapur më 2 maj, kurse konkurruesit mund të dërgojnë aplikimet e tyre prej 24 deri më 31 korrik 2017, derisa në shtator do të publikohen fituesit.
10 projektet fituese të të dy Lojërave (Olimpike dhe Paraolimpike), do të shfaqen nëpër muze dhe galeri arti në të gjithë vendin (Republikën e Koresë), përfshirë edhe Muzeun Kombëtar Modern dhe Bashkëkohor, si dhe Qendrën e Arteve në Gangneung.
Artistët fitues do të përfitojnë 10 milionë Korean won (8691 dollarë), dhe gjithashtu do të kenë punimin e tyre në arkivën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Qëllimi i konkursit është që artistëve t’u jepet mundësia për të shfaqur punën e tyre në një ngjarje globale. Konkurrenca e tyre kërkon të tërheqë kreativitetin e artistëve për të promovuar frymën e  Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike dhe për të përcjellë mesazhet dhe idetë në mënyra të ndryshme.
Konkurrentët do të vlerësohen në aftësinë e tyre për të shprehur idenë e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, si një festival i unitetit, bashkimit, gëzimit, si dhe për të pasqyruar vlerat, idealet dhe vizionin e Lojërave, si dhe karakterin e Republikës së Koresë dhe PyeongChangut.
Konkurrentët nga Kosova duhet që aplikimet e tyre t’i dërgojnë në zyret e Komitetit Olimpik të Kosovës, në adresën: rr. “Agim Ramadani”, nr. 253, Shtëpia e Sportit, Prishtinë.
Me këtë rast, Komitetit Olimpik i Kosovës inkurajon të gjithë artistët nga Kosova të dërgojnë punimet e tyre, në mënyrë që edhe vendi ynë të jetë pjesë e konkurrimeve në një ngjarje madhore, siç janë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, të cilat mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm në “PyeongChang” të Koresë së Jugut.
 

Për info shtesë: https://www.olympic.org/news/official-poster-competitions-for-pyeongchang-2018-launched

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0