Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Donjeta Sadiku të dielën lufton për medaljen e artë

07.07.2017 10:49:21

Kampionia e Evropës për të reja, Donjeta Sadiku, është afër të kurorëzohet me një tjetër medalje të artë. Boksierja jonë është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për të reja dhe juniore, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë, në kategorinë deri në 57 kilogram për të reja.
Ajo deri në finale ka mposhtur tri garuese: anglezen Siam O’ttore, kampionen e Francës për juniore, Piteau Victoire, kurse të enjten mundi bindshëm hungarezen Abgelia Nagy. Për koinçidencë, të gjitha luftërat i fitoi me rezultat të njëjtë dhe bindës, 5:0.
Sadiku, që vitin e kaluar u shpall kampione e Evropës në Ordu të Turqisë, të dielën do të kryqëzojë dorëzat me rusen, Ludmila Voronstova, e cila njësoj si Donjeta, fitoi të tri luftërat me rezultat 5:0.
Garuesja jonë vlerëson lartë kundërshtaren, mirëpo thekson se është e përgatitur mirë për të fituar medaljen e artë.
“Rusja është nënkampione e botës dhe nënkampione e Evropës. Edhe pse ajo është shumë boksiere e mirë, unë besoj se jam më e mirë se sa ajo. Besoj se me punën që kemi bërë prej janarit të këtij viti, mundi do të na shpërblehet me medalje të artë”, deklaroi Sadiku për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Edhe trajneri i saj, Besim Brahimi, beson se garuesja e tij është mirë e përgatitur dhe me sukses do t’ia dalë të fitojë të artën të dielën.
Në Sofie mori pjesë edhe Fjolla Qunaj, e cila përkundër luftës së mirë të zhvilluar në rrethin e parë, u eliminua nga norvegjezja, Annabelle Bruun.
Bashkë me ekspeditën tonë, po qëndron edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0