Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Zyrtarët e KON-it dhe KOE-s, po marrin pjesë në kursin bazik për administratorë të sportit për FSHSK-në

07.07.2017 14:19:48

Ka filluar kursi i nëntë bazik për adminsitratorë të sportit, që këtë herë po mbahet për Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.

Dhjetëra administratorë, zyrtarë federate, trajnerë e sportistë, po ndjekin ligjëratat, derisa ata janë me fat, pasi të pranishëm në cilësinë e ligjëruesve, janë edhe zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetit Olimpik Evropian.

Znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik (SO) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe z.Gianluca De Angelis, menaxher administrativ i Komitetit Olimpik Evropian (KOE), po e vizitojnë prej disa ditësh Komitetin Olimpik të Kosovës, të cilët sot po ligjërojnë në kursin bazik.

Pikërisht Solidariteti Olimpik i KON-it është mbështetës i organizimit të kurseve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ligjërues të përhershëm janë edhe: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it, derisa i pranishëm është edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj. Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të KOK-ut.

Ligjëratat po i ndjek edhe Urata Rama, shenjëtarja që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike "RIO 2016".

Deri në fund të vitit, KOK-u pritet të organizojë gjithësej 14 kurse të tilla me federata të ndryshme.  

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0