Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të boksit

09.07.2017 10:02:57

Kosova ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të boksit, të mbajtur në Sofie të Bullgarisë për të reja dhe juniore.Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, u bë nënkampione e Evropës në kategorinë deri 57 kilogram.
Ajo në finale u mposht nga rusja Ludmila Vorontsova, pas një meçi të fortë dhe të pakompromisë.
“Nuk po ndihem mirë, por sporti është sport dhe isha e lodhur me tri meçet e para, që ishin secili më i vështirë se tjetri. Meçi më i vështirë ishte finalja kundër ruses, e cila është kampione evropiane dhe nënkampione e botës në 60 kilogramë”, ka thënë ajo për KTV-në.
Sadiku tregoi se e ka të ardhmen e sigurtë, dhe tani synimi i saj mbetet Kampionati Botëror që mbahet në muajin nëntor në Indi.
Pjesë e Evropianit të Sofjes ishte edhe Fjolla Qunaj, e cila u eliminua në rrethin e parë, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Donjeta Sadikut, për të cilën konsideron se ka të ardhme të ndritur.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0