Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Zyrtarët e KON-it dhe KOE-s të ngazëllyer me planin strategjik të punës së KOK-ut

10.07.2017 14:13:18

Zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe Komitetit Olimpik Evropian (KOE), për katër ditë vizituan Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik të KON-it dhe z.Gianluca de Angelis, menaxher administrativ në KOE, u njoftuan nga afër me planin strategjik të KOK-ut 2016-2020.
Të dy palët shqyrtuan idetë për mënyrën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes për sportistët dhe trajnerët që marrin pjesë në Lojërat e organizuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe ai Evropian. Me këtë rast u veçua përkrahja për sportistët tanë para Lojërave Olimpike Verore për të rinj, “Buenos Aires 2018” dhe Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, “Lozana 2020”, në mënyrë që garuesit tanë të kenë paraqitje sa më të mirë.
Mysafirët, që për herë të parë vizitonin KOK-un, u shprehën të ngazëllyer me planin e punës të prezantuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, dhe progresin që e ka bërë KOK-u, përkundër vetëm dy viteve e gjysmë pranimi në KON.
“Si përfaqësues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si drejtoreshë e Solidaritetit Olimpik, misioni ynë i Solidaritetit Olimpik është që të asistojmë Komitetin Olimpik, për këtë arsye ne vizitojmë Komitetet Olimpike për të parë klimën ku ata veprojnë, përditëshmërinë e tyre, punët dhe sfidat që ndeshin në mënyrë që ne me anë të misionit tonë, i cili ka për qëllim të zhvillojë vlerat olimpike, të ndihmojë administratën dhe zhvillimin e sportit në këto shtete. Nga kjo pikëpamje, vizita jonë e punës ka qenë pikërisht për t’u njohur saktësisht me specifikat e Kosovës, të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe klimën ku punohet, që ne të dimë se si t’ia lehtësojmë punën me mbështetjen tonë të programeve të solidaritetit olimpik, prandaj përshtypjet tona janë pozitive”, ka thënë znj.Vipond.
Edhe z.Gianluca de Andelis u shpreh se synimet e Komitetit Olimpik Evropian janë që Komitetin Olimpik të Kosovës ta bëjnë model për Komitetet tjera në Evropë.
Kreu i KOK-ut, z.Hasani, vlerësoi lartë vizitën e znj.Vipond dhe z.Angelis, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm, duke besuar fuqishëm se KOK-u do të vazhdojë të bashkëpunojë e frytshëm edhe në vitet e ardhshme.
“Ishte kënaqësi që gjatë këtyre ditëve KOK-u u vizitua nga përfaqësuesit e KON-it dhe KOE-s, me ç’rast u analizua strategjia dhe objektiva strategjike e KOK-ut. Edhe një herë u konfirmua se jemi në rrugë të mirë për arritjen e synimeve për ndërtimin e një sistemi të mirë të sportit që garanton identifikimin e talentëve, zhvillimin e tyre dhe shkëlqimin në podium dhe në jetë”, tha ndër të tjera z.Hasani.
Në fund të vizitës së tyre, stafi i KOK-ut dhe mysafirët shkëmbyen dhurata simbolike.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0