Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik Evropian shkruan për vizitën e delegacionit të Solidaritetit Olimpik të KON-it në Kosovë

11.07.2017 10:33:16

Si pjesë e objektivave dhe strategjisë së krijuar për planin e ri të Solidaritetit Olimpik 2017-2020, një delegacion i Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), i përbërë nga anëtarë të Lozanës dhe Zyrës Kontinentale Evropiane, vizituan javën e kaluar Kosovën, shkruan faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Evropian (KOE), “eurolympic.org”.Njëra nga risitë kryesore të këtij plani të ri është fuqizimi i mëtejshëm i misionit të Solidaritetit Olimpik, organizimi asistues i Komiteteve Kombëtare Olimpike, në veçanti ato që kanë nevojë më të madhe.
Për të arritur këtë objektiv, gjatë dy ditëve të vizitës në Prishtinë, Zëvendësdrejtoresha e SO-së, Pamela Vipond dhe Gianluca de Angelis nga Zyra Kontinentale e SO-së në Romë, aplikuan një koncept të ri të mentorimit të KOK-ut, i përbërë nga përkrahja individuale për Komitetin Olimpik të Kosovës, për t’i ndihmuar ata që të shfrytëzojnë plotësisht të gjitha mundësitë që gjenden përmes programeve të Solidaritetit Olimpik.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ekipi i tij, u dhanë miqëve të tyre mirëseardhje shumë të ngrohtë, duke bërë gjithçka të mundur për t’iu lejuar atyre analizë të plotë të situatës, lidhur me sportin në Kosovë dhe të shohin se si mund t’i shfrytëzojnë më mirë mundësitë për përmirësim", raporton “eurolympic.org”.
Përveç takimeve të ndryshme me drejtuesit e KOK-ut, delegacionit të SO-së iu kërkua të ligjërojnë në seminarin e titulluar: “Kursi bazik për administratorët e sportit”, që u organizua në datë të njëjtë nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, përmes programeve të federatave të vendosura nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Programi i mentorimit të Solidaritetit Olimpik të Komiteteve Olimpike Kombëtare, do të pasurohet nga ndjekja e ndryshme e implementimit monitorues dhe progresit të bërë, me qëllim që të ndihmojë KOK-un për të përfituar edhe më mirë në të gjitha mbështetjet teknike dhe financiare të disponueshme, përmes Solidaritetit Olimpik botëror dhe programeve kontinentale.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0