Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK-u aplikon në SO të KON-it në kurset e avansuara për trajnerë të 10 federatave

14.07.2017 20:09:23

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë kursin e avansuar për trajnerë të federatave të ndryshme.

Me këtë rast, KOK-u të premten ka aplikuar për 10 federata në Solidaritetin Olimpik (SO) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), të cilët e mbështesin organizimin e këtyre kurseve.

Aplikimi është bërë për Federatat e Çiklizmit, Notit, Atletikës, Shigjetarisë, Karatesë, Volejbollit, Taekwondos, Xhudos, Boksit dhe Basketbollit.
Vitin e kaluar, nëpërmjet KOK-ut, gjashtë federata kanë mbajtur kursin bazik, kurse këtë vit krahas kurseve bazike është bërë aplikimi edhe për kurse të avansuara.
Kursin bazik e kanë kryer: baskebolli, xhudo, gjimnastika, boksi, mundja dhe pentatloni modern.
Zakonisht SO i KON-it lejon mbajtjen e dy kurseve brenda një viti, por KOK synon të mbajë 10 kurse, sepse me planin strategjik krahas ngritjes së kapaciteteve të administatorëve të sportit, në fokus i ka trajnerët dhe sportistët, të cilët janë prioritete strategjike.
Javë më parë, KOK ka aplikuar edhe për Federatën e Pingpongut e Kosovës, të cilët kanë marrë përgjigje pozitive dhe tani janë në kontakt me Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut për procedurat në vijim.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0