Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Tenistët besojnë në rezultate të mira në “Gyor 2017”

18.07.2017 14:08:08

Diell Mehmedi dhe Blearta Ukëhaxhaj do të përfaqësojnëKosovën nga sporti i tenisit në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) “Gyor2017”, që mbahet prej 23-29 korrik 2017.

Të dy garuesit, bashkë me trajnerin e tyre, ArgjendLecaj, po i zhvillojnë përgatitjet e fundit në qendrën sportive “Gloria SportcCenter” të Belekut të Turqisë, të dërguar javën e kaluar nga Komiteti Olimpik iKosovës.

Lecaj beson se nuk do të mungojnë rezultatet nga garuesite tij. “Përgatitjet po shkojnë mirë. Jemi shumë të lumtur dhe në Antalya vetëm poi përforcojmë këto përgatitje, në mënyrë që fëmijëve tanë të mos ju mungojë përgatitjadhe të jenë të barabartë me shokët tjerë të vendeve tjera. Ne besojmë serezultatet nuk do të mungojnë”, deklaroi Lecaj për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Edhe sportistja, Blearta Ukëhaxhaj, ka vetëbesim se Kosovëndo ta përfaqësojnë denjësisht.

“Së pari jam e lumtur që do të përfaqësoj Kosovën në njëngjarje të tillë. Unë kam garuar edhe në turne të ndryshëm ndërkombëtar dhe kamfituar përvojën e mjaftueshme për të arritur rezultate edhe në këtë garë”, ushpreh Ukëhaxhaj.

Edhe më optimist tregohet, Diell Mehmedi. “Jemi përgatiturmirë dhe pse të mos besojmë edhe në ndonjë medalje”.

Krahas tenisit, Kosova në “Gyor 2017” përfaqësohet edhenga katër xhudistë, katër atletë dhe katër notarë.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0