Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Notarët shpresojnë në rezultate të mira në EYOF “Gyor 2017”

19.07.2017 13:34:01

Sporti i notit do të përfaqësojë Kosovën me katër garues, të cilët do të mundohen të arrijnë rezultate të mira në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik.

Notarët, bashkë me atletët dhe tenistët, prej javës së kaluar po përgatiten në qendrën sportive “Gloria Sports Center” të Belekut në Turqi, të dërguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndaj të cilit shprehen mirënjohës. Trajneri i notarëve, Ardian Hamiti, ndihet i lumtur për përgatitjet, të cilat thekson se do t’u shërbejnë për përvoja të reja dhe përmirësim të rezultateve.
“Nga sportstët tanë presim t’i përmirësojnë rezultatet, si dhe thyerjen e ndonjë rekordi të Kosovës”, deklaroi Hamiti.
Më optimist shprehet garuesi Ardit Hysejni, i cili beson se do të paraqitet denjësisht.
“Me këto përgatitje do të ambientohemi për të garuar në pishina olimpike dhe për ta dhënë më të mirën. Po ashtu duam ta falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatën që na kanë përzgjedhur”, u shpreh Hysejni.
Edhe garuesi tjetër, Muhamed Rushiti, thotë se do ta japë më të mirën. “Së pari jam shumë i lumtur që po e përfaqësoj vendin tonë. Besoj se rezultatet nuk do të na mungojnë ”, theksoi ai. Optimist për rezultate të mira tregohen edhe Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu.
Ekspedita e Kosovës do të rikthehet të enjten në mëngjes nga Antalya, kurse të premten në mesditë do të bëhet nisja për në Hungari.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0