Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudo beson se do t’i sjellë medalje Kosovës edhe nga “Gyor 2017”

19.07.2017 16:10:03

Xhudoja vazhdon të jetë shpresa më e madhe e Kosovës për të fituar medalje në çdo garë të madhe.

Edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, xhudistët tanë në bazë të potencialit dhe formës së treguar në garat paraprake, pritet t’i sjellin vendit tonë medalje.EYOF-i mbahet në Hungari prej 23-29 korrik, kurse Kosova përfaqësohet me 14 sportistë. Katër prej tyre vijnë nga sporti më i suksesshëm në Kosovë.
Trajneri i xhudos, Fatos Tabaku, beson se ndonjëri nga garuesit e tyre do të ngjitet në podium.
Laura Fazliu, Arbër Kullashi, Selim Berisha dhe Shpati Zekaj, janë sportistët nga xhudoja që garojnë në “Gyor 2017”.
“Jemi të gatshëm dhe të përgatitur maksimalisht, andaj presim nga të gjithë xhudistët që do ta japin së pari maksimumin nga ana e tyre dhe medaljet besoj dhe shpresoj shumë që nuk do të mungojnë”, thotë Tabaku për uebfaqen e KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Laura Fazliu dhe Shpat Zeka në fillim të këtij muaji u stolisën me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të kadetëve, të mbajtur në Kaunas të Lituanisë. Kjo tregon se ata janë favorit për medalje edhe në Gyor.
“Potencialisht, në bazë të formës momentale, dhe asaj që kanë treguar gjatë këtij viti, si në Kupën Evropiane në Zagreb, si në Kampionatin Ballkanik në Turqi dhe së fundi Kampionatin Evropian në Lituani, ku në të gjitha këto kompeticione morën medalje, gjasat më të mëdhaja i kanë pikërisht Shpati dhe Laura, por në formë të mirë dhe pa gjasa nuk janë as Arbri e Selimi”, shtoi trajneri i xhudistëve.
Ekspedita e Kosovës niset të premten për në Hungari.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0