Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U mbajt mbledhja e nëntë e BE të KOK-ut

22.07.2017 13:39:20

Nën drejtimin e presidentit z.Besim Hasani, është mbajtur të enjten mbrëma mbledhja e nëntë e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku pas gjashtë orësh diskutime e debate, u miratuan një mori çështjesh të rendit të ditës.
Fillimisht, njëzëri BE miratoi rishikimin e buxhetit për vitin 2017. Më pas u miratua propozimi i komisionit në krye me z.Agron Kuka, që ka të bëjë me përgatitjen e shtojcave që ndërlidhen me rregulloren për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve, e nënshkruar nga Ministri për Kulturë, Rini e Sport, z. Kujtim Shala, si dhe u propozua që të përpilohet formulari për vlerësim konform kësaj rregullore.
Po ashtu, presidenti z.Besim Hasani njoftoi edhe për organizimin e përvjetorit të parë të medaljes së artë të Kosovës, të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, si dhe u diskutua për shumë çështje tjera të rendit të ditës, të cilat kishin të bënin me përgatitjet për EYOF “Gyor 2017”, LOD “PyongChang 2018”, shpërblimet e sportistëve që fituan medalje në garat evropiane etj.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0