Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sonte bëhet ceremonia hapëse e EYOF “Gyor 2017”, Blearta Ukëhaxhaj bart flamurin e Kosovës

23.07.2017 11:20:42

Ceremonia solemne e hapjes së Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, do të bëhet sonte në stadiumin “Eto Park” të Gyorit, duke filluar prej orës 20:30.

Kosova do të defilojë përkrahë 49 shteteve tjera të Evropës.

Bartëse e flamurit tonë do të jetë tenistja, Blearta Ukëhaxhaj, e përzgjedhur ditë më parë nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ajo do t’i prijë ekspeditës 20 anëtarëshe të ekipit olimpik të Kosovës.
15-vjeçarja, Ukëhaxhaj, është tenistja më e mirë në Kosovë në dy vitet e fundit për grupmoshën e saj, derisa vitin e kaluar arriti të renditet e 288-ta në renditjen botërore, arritja më e madhe për një teniste shqiptare.
“Është ndjenjë shumë e veçantë dhe gëzohem që ma kanë besuar këtë mundësi. Besoj se nuk do t’i zhgënjej as në gara”, u shpreh tenistja nga Deçani për faqen zyrtare të KOK-ut, "noc-kosovo.org".
Në ceremoninë mbyllëse që mbahet më 29 korrik, bartës i flamurit do të jetë njëri nga dy xhudistët, Laura Fazliu ose Shpat Zekaj. Të dy i bashkohen ekipit olimpik pas disa ditësh, pasi ndodhen në përgatitje shtesë me trajnerin e njohur, Driton Kuka.
 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0