Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudistët mësojnë shortin për EYOF “Gyor 2017”

24.07.2017 18:06:04

Është hedhur shorti për sportin e xhudos, ku Kosova përfaqësohet me katër garues në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.
Pikërisht tek xhudoja, është shpresa më e madhe për t’i sjellë vendit tonë medaljen e parë nga një Festival i tillë.
Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogram do të përballet me italianen, Elisa Toniolo. Nëse e fiton këtë duel, atëherë në përballjen e ardhshme ka gjasa të ndeshet me garuesen nga Luksemburgu, Anneta Mosr, të cilën javë më parë e mposhti në luftën për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të kadetëve. Mosr do të përballet fillimisht me fituesen e duelit Vasileva – Adam.
Shpat Zekaj, po ashtu me gjasa të mira për të fituar medalje, në kategorinë deri në 90 kilogram, do të luftojë me bullgarin, Oleg Mirov. Në rast të fitores, ai do të kualifikohet në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit, Mikheili Bekauri (Gjeorgji) - Deivis Ciaucionas (Lituani).
Kujtojmë që Shpati, njësoj si Laura, javë më parë fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian të kadetëve.
Selim Berisha në kategorinë deri në 66 kg, do të ndeshet me britanikun, Archie Platt. Nëse e kalon këtë sfidë, atëherë do të ketë përballë rumunin e favorizuar, Adrian Sulca, i cili kaloi rrethin e parë pa luftë.
Garuesi i fundit i xhudos, Arbër Kullashi, në kategorinë deri 73 kilogram, po ashtu do të ketë kundërshtar të vështirë. Ai në rrethin e parë takohet me hungarezin, Gergely Nerpel. Nëse kalon këtë sfidë, në rrethin e dytë garon me serbin, Dimitrije Nedeljkovic ose finlandezin, Miska Pyykko.
Xhudistët nisin garat me Selim Berishën, që garon të mërkurën, kurse Laura Fazliu dhe Arbër Kullashi luftojnë të enjten. Shpat Zekajn do ta shohim të premten.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0