Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Eliminohet edhe tenistja, Blearta Ukëhaxhaj

25.07.2017 13:20:56

Blearta Ukëhaxhaj është eliminuar në rrethin e parë të garave të tenisit, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.

Ajo u mposht nga suedezja, Olivia Malm, 2:0 në sete, 6:1 dhe 6:0.

Pavarësisht përkrahjes që kishte nga dhjetëra anëtarë të ekipit olimpik, ajo nuk arriti të kualifikohet tutje.

Përvoja në përballje të tilla bëri që ajo të humbiste me rezultat të thellë, por Blearta jep shpresë se me punë mund të arrijë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

“Nuk jam e kënaqur me lojën. Kishte disa faktorë që ndikuan, kundërshtarja nuk ishte e dobët, por nuk ishte edhe e atij niveli të lartë për të më mundur me këtë rezultat. Pak ndikuan emocionet, pak edhe era që ishte shkaktar t’i humbisja disa pikë vendimtare. Mirëpo, ndikoi edhe përvoja sepse në Kosovë nuk kemi shumë lojë gjatë vitit dhe kjo ka ndikim të madh. Besoj se ka qenë përvojë e mirë për mua, që në të ardhmen të vazhdoj dhe të punoj më tepër”, deklaroi Ukëhaxhaj, e zgjedhur tenistja e vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë.
Një ditë më parë, edhe tenisti tjetër, Diell Mehmedi, pësoi humbje me rezultat të njëjtë 2:0 (6:1 dhe 6:0), nga irlandezi, Connor Gannell.
Blearta dhe Dielli ishin tenistët e vetëm që përfaqësuan Kosovën në “Gyor 2017”.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0