Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Xhudistja, Laura Fazliu, kualifikohet në gjysmëfinale, pranë fitimit të medaljes

27.07.2017 16:24:19

Kanë ardhur fitoret e para të ekipit olimpik të të rinjëve të Kosovës, që po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian “Gyor 2017”.
Është garuesja, Laura Fazliu, e cila ka shënuar dy fitore radhazi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogram.
Ajo tani është një fitore larg sigurimit të medaljes, që do të ishte e para për Kosovën në një Festival të tillë Olimpik (EYOF).
Fazliu rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti italianen, Elisa Toniolo. Më pas, në çerekfinale triumfoi ndaj garueses nga Luksemburgu, Anetta Mosr. Në gjysmëfinale takohet gjatë ditës me gjeorgjianen, Mariam Tchanturia.
Garuesi tjetër i ekipit tonë olimpik, Arbër Kullashi, pësoi humbje në rrethin e parë nga hungarezi Gergely Nerpel. Më pas ai u takua në repesazh me serbin, Dimitrije Nedeljkovic, nga i cili humbi në sekondat e fundit.
Të dy garuesit e kanë përkrahjen e fuqishme të ekipit olimpik të Kosovës që ndodhen në tribuna.
Të premten garon edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 90 kilogram.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0