Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Memli Krasniqi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SIGA-s

27.07.2017 22:34:48

Nënpresidenti i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Aleacës Globale për Integritetin në Sport (SIGA), të mbajtur për dy ditë radhazi në Lisbonë të Portugalisë. KOK-u është anëtar themelues i SIGA-s.

Në Asamblenë e Përgjithshme, me vendim unanim, italiani Franco Frattini, u zgjodh kryetar i SIGA-s, për mandatin e ardhshëm katër-vjeçar. 60-vjeçari ka qenë ish-Ministër i Jashtëm i Italisë dhe Zëvendës President, si dhe Komisioner për Drejtësi i Komisionit Evropian.
Z.Krasniqi e ka uruar Fratitinin, duke thënë se emërimi i tij në këtë post ishte zgjedhje e duhur. Ai shfrytëzoi rastin për takime të shumta me pjesëmarrës të ndryshëm.
Z.Memli Krasniqi mori pjesë edhe në Forumin e Dytë për Integritetin në Sport, i cili i parapriu Asamblesë së Përgjithshme.
Përveç hapjes dhe përmbylljes së Asamblesë, për të trajtuar tema të ndryshme, Forumi ishte ndarë në pesë panele, ku specialistë të ndryshëm trajtuan nga këndëvështrime të ndryshme pesë temat si në vijim: “Qeverisja e mirë në sport: Nga retorika në reformat efektive”, “rruga drejt Integritetit Financiar në Sport”, “integriteti i basteve sportive: Zgjidhjet Globale në Kërcënime Globale”, “zhvillimi i të rinjëve dhe mbrojtja e të miturëve në sport” dhe “sportet e biznesit, vlera e markave dhe reputacioni”.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0