Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik Evropian nderon presidentin e KOK-ut, Besim Hasani

28.07.2017 21:30:24

Komiteti Olimpik Evropian (KOE) me në krye ushtruesin e detyrës së presidentit, z.Janez Kocijançiç, ka nderuar presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Ai e nderoi të parin e KOK-ut, duke e ftuar të bëjë ndarjen e medaljeve në dy disiplina të atletikës.
Së pari, z.Hasani ndau medaljet për fituesit në disiplinën hedhje e gjylës, kurse më pas në kërcim së larti (meshkujt).
Gjatë qëndrimit në EYOF, z.Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj, kanë takuar zyrtarë të Komitetit Olimpik Evropian dhe të Komiteteve të shteteve të ndryshme.


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0