Drejtuesit e KOK-ut ndanë medalje edhe në ditën e fundit të garave
29.07.2017 19:27:03
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti z.Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, z.Shasivar Haxhijaj, kanë ndarë medalje edhe në ditën e fundit të garave të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Komiteti Olimpik Evropian (KOE) nderoi të dy për të bërë ndarjen e medaljeve në tri disiplina.
z.Hasani ndau medaljet në gjimnastikë artistike, kurse z.Haxhijaj në 800 metra meshkujt dhe 800 metra femrat.
Kujtojmë që numri një i KOK-ut ndau edhe një ditë më parë medaljet në dy disiplina të ndryshme të mbretëreshës së sporteve, atletikës.