Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Konsuli i Kosovës në Hungari, Korab Mushkolaj, vizitoi ekipin olimpik: “Kosova do të mburret me ju”

30.07.2017 10:51:13

Konsuli i Kosovës në Hungari, z.Korab Mushkolaj, ka vizituar ekipin olimpik të Kosovës në Hungari, të cilët morën pjesë në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.
Ai i uroi për sukseset e arritura, qoftë të vogla apo të mëdha, duke iu dëshiruar suksese edhe në të ardhmen. Falënderoi trajnerët dhe gjithë sportistët që kanë dhënë dhe po japin kontribut për sportin e Kosovës.
“Si përfaqësi e Kosovës në Hungari do të mundohemi të krijojmë kushte dhe lehtësira për sportistët dhe t’ua bëjmë më të lehtë pjesëmarrjen këtu. Kjo ka qenë një mundësi e mirë për talentë, siç është edhe motoja e këtij festivali, ‘sot talent, nesër idol’, andaj shpresoj që ju të bëheni idol për neve në të ardhmen. Ju uroj sukses në të ardhmen dhe t’i sjellni Kosovës medalje, pse jo edhe të arta. Besoj se Kosova do të mburret me ju”, u tha Mushkolaj sportistëve.
Z.Besim Hasani falënderoi konsullin për vizitën, derisa ekipit i tha se sjellja e tyre në kamp ishte jashtëzakonisht e mirë.
“Ne jemi të kënaqur në mënyrë absolute me ju dhe duam që në të ardhmen ta mundni veten dhe të përfaqësoheni sa më mirë në arenën ndërkombëtare. Shteti do të përkujdeset në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës, kurse KOK-u rolin kryesor e ka të ju dërgojë në Lojëra Olimpike dhe gjitha garat që organizohen nga KOE dhe KON, si dhe do të orientohet në shkollimin dhe ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve aty ku ka nevojë”, tha ndër të tjera i pari i KOK-ut.
Në fund, z.Mushkolaj ndau dhurata simbolike për KOK-un, kurse në orët e mbrëmjes, bashkarisht morën pjesë në ceremoninë mbyllëse të Festivalit të 14-të Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0