Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Besim Hasani: Ishim afër medaljes, lamë përshtypje të jashtëzakonshme

30.07.2017 11:17:15

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), z.Besim Hasani, ka komentuar paraqitjen e ekipit olimpik të Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që u mbajt në Hungari.
Kosova mbeti pa medalje, por ishte afër ta fitonte të paktën të bronztën në xhudo, me Laura Fazliun dhe Shpat Zekajn. Laura u kualifikua në gjysmëfinale dhe në dy luftërat për medalje pësoi humbje, kurse Zekaj pati dy fitore dhe dy humbje.
“Kjo është vetëm hera e dytë që Kosova merr pjesë në EYOF për kategori të reja dhe është fat i mirë që mundemi me marrë pjesë dhe me pa performancën e sportistëve tanë. Së pari dua të them se ishim afër medaljeve, Laura zuri vendin e pestë, pati dy fitore dhe më pas pati dy humbje, por është padyshim një shpresë që në të ardhmen pritet të shkëlqejë. Po ashtu, edhe Shpat Zeka, sipas disa ekspertëve ju ka pëlqyer shumë edhe qëndrimi i tij, e shihnin si fitues të medaljes, por ndoshta një pakujdesi e vogël e la pa medalje, sidoqoftë janë dy yje që do të shndritin”, tha z.Hasani.
Ai veçoi edhe notin, me ç’rast Dion Kadriu theu rekordin e Kosovës në disiplinën 200 metra shpinë, si dhe Alaudin Sumën, që doli i nënti në hedhje të diskut.
“Nga noti patëm Dion Kadriun që përmirësoi rekordin e Kosovës, përkundër që në raport me garuesit e shteteve tjera nuk mund të krenohemi shumë dhe kemi edhe Alaudinin, i cili në hedhjen e diskut ishte për pak centimetra pa hyrë në tetë më të mirët, por ai për herë të parë merr pjesë me një disk me peshë më të lartë. Për të tjerët, nuk e kishim performancën e pritur, por ajo që gëzon është një sjellje e jashtëzakonshme në fshat, paraqitje e mirë edhe në defilim dhe në këtë drejtim përgëzoj edhe shefin e misionit dhe gjithë trajnerët që u përkujdesën që ata të lënë përshtypje të mirë. Përmes tyre na sheh bota dhe dy milionë shqiptarë të Kosovës”, u shpreh presidenti i KOK-ut, i cili u nderua nga Komiteti Olimpik Evropian për të ndarë medaljet në tri disiplina të atletikës dhe gjimnastikës.
14 ishte numri i sportistëve që përfaqësuan Kosovën në EYOF “Gyor 2017”, Festival ky që u mbyll mbrëmë me ceremoninë mbyllëse.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0