Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Federata e Sporteve Universitare pritet të pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare

15.08.2017 16:12:14

Një tjetër Federatë sportive pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare.Është Federata e Sporteve Universitare e formuar në mars të këtij viti, e cila pritet që në ditët në vijim të pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).
Më 17, 18 dhe 19 gusht do të mbahet Kongresi i FISU-s, ku pranimi i Kosovës ndodhet në rend të ditës.
Për në Taipei të Tajvanit, ku do të mbahet Kongresi, do të udhëtojnë kryetari i FSUK-së, z.Musa Selimi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani.
Kujtojmë që Federata e Sporteve Universitare është formuar me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Neve na ka ardhur informata që na ka pranuar Komiteti Drejtues, prandaj kërkesa jonë është në rend të ditës në Kongres dhe gjatë ditëve 17, 18 dhe 19 gusht presim të pranohemi me të drejta të plota. Sigurisht se qëndrimin atje do ta shfrytëzojmë edhe për lobim dhe për të lidhur bashkëpunim me federatat tjera. Besojmë se pranimi jonë është më i lehtë, bazuar në pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të federatave tjera. Ftesa na ka ardhur si vëzhgues, por pas pranimit mund të na jepet fjala”, tha z.Selimi për faqen zyrtare të KOK-ut “noc-kosovo.org”.
Pikërisht FISU-un javë më parë e përfaqësoi karateisti, Alvin Karaqi në Kampionatin Evropian për Universite, ku fitoi medaljen e artë.
Selimi zbulon se që nga shtatori synojnë të organizojnë 2-3 liga në sporte të ndryshme dhe dalëngadalë të marrin pjesë në gara evropiane dhe botërore.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0