Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani shpërblen presidentin e FISU-s, Oleg Matutsin

17.08.2017 10:54:27

Delegacioni i Kosovës që po merr pjesë në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani dhe presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK), z.Musa Selimi, janë takuar me presidentin e FISU-s, z.Oleg Matytsin.
Të dy palët janë takuar pas pranimit të sotëm të FSUK-s, si anëtarja më e re me të drejta të plota në FISU.
Me këtë rast, presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, në shenjë falënderimi i dhuroi presidentit të FISU-s, librin fotoreportazh “Debutimi i Artë”, që ditë më parë u promovua për nderë të debutimit të Kosovës në Lojërat Olimpike.
FSUK u pranua me 62 vota, dy kundër dhe një abstenim.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0