Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U çertifikuan 15 trajnerë të boksit

17.08.2017 12:51:36

15 trajnerë të boksit janë çertifikuar të enjten nga Komiteti Olimpik i Kosovës në trajnimin për trajnerë të boksit të mbajtur në Hotel Sirius në Prishtinë.
Trajnimi u mbajt për shtatë ditë, derisa u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ligjërues ndërkombëtar ishte eksperti nga Bullgaria, z.Mihail Takov, i cili u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen dhe paraqitjen e trajnerëve në trajnim, derisa Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), i mbetet për të çertifikuar trajnerët me një “Ylli”.
“Trajneri është baba dhe nëna për ta bërë një boksier, prandaj ky kurs është mbajtur në mënyrë që trajnerët të mësojnë më shumë dhe atë t’ua transmetojnë boksierëve të tyre”, tha Takov.
z.Mehmet Bodujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, u shpreh i lumtur me organizimin e dytë të kursit. I pari ishte mbajtur vitin e kaluar, por me trajnerë tjerë. “Këtë vit patëm 15 pjesëmarrës dhe tani presim se sa do të çertifikohen nga AIBA për një yll”, tha ndër të tjera ai.
Trajnerët u ndanë të kënaqur me atë që mësuan gjatë këtyre ditëve.
Deri në fund të vitit, KOK-u do të organizojë edhe 10 trajnime tjera për federata të ndryshme, kurse në radhë është Federata e Volejbollit e Kosovës, për të cilët trajnimi fillon të hënën (21 gusht 2017).
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0