Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Të hënën fillon trajnimi për trajnerët e volejbollit

18.08.2017 15:57:50

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë trajnimin e dytë për trajnerë, në kuadër të planit strategjik 2017-2020.

Këtë herë, trajnimi do të mbahet për trajnerët e volejbollit dhe organizohet në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë, duke filluar prej 21 gusht (e hënë) dhe zgjatë deri më 25 gusht.

Atyre do t’u ligjërojë eksperti ndërkombëtar nga Rumania, Dan Ilie Girleanu.Kujtojmë që të enjten u mbyll trajnimi i boksit, që ishte i pari për këtë vit.

Deri në fund të vitit, KOK-u pritet të organizojë edhe nëntë trajnime të trajnerëve për Federatatat e Çiklizmit, Notit, Atletikës, Shigjetarisë, Karatesë, Taekwondos, Xhudos, Pingpongut dhe Basketbollit.

Trajnimet e tilla, KOK-u i organizon me mbështetje të Solidaritetit Olimpik (SO) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët zakonisht mundësojnë mbajtjen e dy trajnimeve brenda një viti, por që KOK-ut i është mundësuar të mbajë 11 sosh. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0