Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Telegram ngushëllimi për familjen e z.Ali Sekiraqa

21.08.2017 11:17:49

E nderuara familje e z.Ali Sekiraqa

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z.Ali Sekiraqa, kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës.
Ai ishte themelues i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, kryetar i pakontestueshëm i kësaj federate që nga viti 2008, kontribues i madh i zhvillimit të peshëngritjes në Kosovë dhe sportit në përgjithësi.
Gjatë kohës së tij si kryetar, dhe falë edhe angazhimit të tij, përjetoi realizimin e ëndrrës sublime që ta anëtarësojë Federatën e Peshëngritjes në IWF dhe me këtë krijoi mundësinë që sportistët tanë të marrin pjesë në Kampionate Evropiane e Botërore, si dhe në Lojërat Olimpike.
Për këto të arritura jetësore dhe spektakolare më 22 tetor 2015, Aliu u dekorua me Mirënjohjen më të lartë që e ndau Komiteti Olimpik i Kosovës.
Komuniteti i sportit do ta përkujtoj si ekspert kreativ, si punëtor i përkushtuar gjate tërë jetës së tij, si njeri i sakrificës, si udhëheqës karizmatik me vizion dhe me strategji drejtimi e zhvilimi të qartë të sportit! Për këto virtyte e tipare do ta përkujtojmë për jetë e mot me epitetin më të lartë!
Ndaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Peshëngritjes së Kosovës dhe gjithë klubeve të peshëngritjes, sportëdashësve e miqëve të tij.

Me respekt,
Z.Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës


 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0